E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama tek njësia 8: Më pak taksa për biznesin

Kryebashkiaku Edi Rama ka premtuar më pak taksa për biznesin e vogël në kryeqytet, duke deklaruar se bashkia do t`u marrë vetem 2 taksa.

Rama akuzoi qeverinë se po mbyt biznesin duke i vjelur rreth 4 milionë lekë me anë të TVSH-së dhe tatim-fitimit.

Gjatë takimeve të zhvilluara në njësinë bashkiake nr. 8, Rama ka prezantuar kandidatin Sadi Vorpsi, një tirans i vjetër i cili garon për herë të parë në këto zgjedhje.
 

Kryebashkiaku Rama që kërkon në këto zgjedhje mandatin e 4 duke iu referuar kryeministit Berisha tha se në 8 maj ai do japë llogari para qytetarëve për situatën dramatike të ekonomisë dhe varfërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›