E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për policin Enver Zymberi

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 13:30

Policia e Kosovë ka njoftuar duke filluar nga ora 13 e deri në ora 14 do të mbahen homazhe për pjesëtarin e saj, Enver Zymberi, i cili ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të marra në linjë të detyrës.

Homazhet në mënyrë të organizuar do të mbahen në ndërtesën e administratës së Policisë së Kosovës (ndërtesa e re e policisë) – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

Kortezhi i funeralit do të niset nga aty për në fshatin Dubovc të Vushtrrisë ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit të të ndjerit, me fillim nga ora 17.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›