E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soros heq dore nga menaxhimi i Fondit te tij

Njeri nga investitoret me te njohur ne bote Xhorxh Sorros thote se ka ne plan ti jape fund menaxhimit te parave te investitoreve te tjere ne fondin e tij Quantum dhe tu ktheje rreth 1 miliarde dollare investitoreve.

Soros i cili mbush ne gusht 81 vjec u tha investitoreve te fondit te tij prej 25 miliarde dollaresh se ka ne plan te menaxhoje vete pasurite familjare dhe se do tua ktheje parate te tjereve.

Dy nenpresidentet e fondit djemte e zotit Soros Xhonathan dhe Robert thane se ky veprim po ndermerret per te shmangur rregullatore te tjere financiare ne Shtetet e Bashkuara qe do ta detyronin fondin te regjistrohej ne Komisionin e Letrave me Vlere deri marsin e ardhshem ne se vazhdonte te menaxhonte investitoret e jashtem.

Gjate viteve Soros u transformua nga nje spekulator ne tregun e aksioneve i cili fitoi 1 miliarde dollare ne njerin nga filantropistet me te medhenj te botes. Ai ka dhuruar mbi 8 miliarde dollare per te nxitur demokracine dhe lirine e shprehjes si dhe per permiresimin e arsimimit dhe luften kunder varferise ne mbare boten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›