E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëmashtrimi kolektiv i nacionalizmit maqedonas

Kampanja Gruevs­kiane për rrënjët antike të maqedonasve përmes ekskluzivitetit nacional dhe politik të mbështjellë me petkun arkeologjik dhe arkitektonik, bëri një "bum" para opinionit vendas dhe të huaj me atë që sheshi kryesor i Shkupit do shndërrohet në një "çudi të re botërore". Në këtë "kallaballëk kompozicional" do të dominojë Aleksandri në kalë, i lartë 22 metra, rreth tij dhe, po ashtu në kuaj do jenë Dellçevi dhe Gruevi me nga 5 metra lartësi. Pastaj, Justiniani, Çentoja, Samoili, Gemixhijtë, katër luanët antik, pallati antik për Gjykatën kushtetuese dhe, krejt kjo megalomani ekstreme do përfundonte me ndërtimin e kishës. Kjo kampanjë me gjithë këta kalorës, kuaj dhe ushtarakë, përcjell një porosi thjesht luftënxitëse dhe, brenda këtij "kallaballëku historik", pyetja e parë që shtrohet ndërlidhet me atë se, çka i lidhë të gjitha këto figura dhe objekte që vijnë nga kohë të ndryshme. Si do komunikojnë të gjithë këto kuaj, kalorës dhe prijës ushtarakë njëri me tjetrin dhe si do të komunikojnë me Urën e gurit ose me bankat dhe ambasadat aty afër, ose me qytetarët e Shkupit. Ç'do flet krejt kjo si një kulturë apo si një mënyrë e shprehjes së mendimit kolektiv dhe individual! Në kushte të një krize globale ekonomike, harxhimet e tilla (prej 10 deri 35 milion euro) janë të panevojshme, mirëpo si duket Gruevskin s'ka kush e ndal. Bile as edhe Ali Ahmeti, i cili tani e ndjen veten të lodhur, sepse gjatë fushatës parazgjedhore "u lodh", duke i shpuar malet dhe qiejt për t'i zgjidhur problemet e shqiptarëve! Bile as edhe ndërkombëtarët, të cilëve Gruevski u hidhërohet kur nuk e lënë të luajë me qytetarët dhe fatin e tyre! Ndërkombëtarët nuk mund ta ndalin Gruev­skin edhe për faktin se faktori politik shqiptar është në një "gjumë të vonuar pranveror". Gruevski është këmbëngulës në dëshmimin e rrënjëve antike të maqedonasve të shekullit XXI dhe të Maqedonisë si "djep i civilizimit evropian" dhe, krejt kjo bëhet për inatin e Greqisë. Krejt ky kompozicion i kuajve, kalorësve dhe prijësve ushtarakë, ka për qëllim revizionin e historisë sllave të këtij vendi dhe maqedonasve dhe, këtë rol e ka marrë mbi vete VMRO pa marrë parasysh argu­mentet rajonale shke­ncore historike! Kjo kishte qenë "Ripërtëritja në 100 hapa" në lëmin e kulturës! Madje, Gruevski mund të shkojë edhe më larg duke e ndryshuar edhe emrin e Qytetit të Shkupit, sepse krejt ky kompozicion antik "nuk shkon" mbi sheshin e një qyteti që ka emrin romak Skupi. Kushedi, "Ripërtë­ritja në 100 hapa" mund ta shndërrojë Shkupin në Aleksandri, sepse kështu do bllokohej Greqia e cila parapëlqen ta emërojë vendin me emrin Shkupi, kurse me emrin e ri Aleksandria, do binte në hall se si do e emëronte në të ardhmen! Gruevski me këtë projekt të "ndrys­himeve historike" ka për qëllim që maqedonasve t'ua mbajë lartë presionin dhe tensionin psikik përballë grekëve edhe atë, para finales lidhur me emrin. Shqiptarët e këtij vendi nuk dinë a të qeshin a të qajnë me këtë realitet të ri tragjikomik dhe mjaft të ashpër që e promovon Gruevski, si një formë e primitivizmit politik dhe lajthitjes kolektive maqedonase! Romakët kanë thënë: Non decipitiur qui scit se decipi-Nuk mashtrohet ai që e di se ç'është mashtrimi! Shqiptarët e dinë se krejt ky iluzion historik i Gru­evskit paraqet një vetë­ma­shtrim kolektiv, mir­ëpo a e dinë këtë gjë ma­q­edonasit! Dhuna e tillë psikike i viktimizon maqedonasit, por edhe shqiptarët. Shqiptarët nuk e dinë a të mbrojnë veten apo t'i zgjojnë ma­qe­donasit nga kjo "hipnozë e tyre kolektive". Dhu­na psikike është më e rëndë se dhuna fizike sepse pasojat e saj janë më të rënda dhe më të gjata. Shqiptarët, dita-ditës, e kanë vështirë të je­tojnë në kohën e nje­rë­zve të vegjël që mun­dohen ta kenë hijen e madhe brenda ngjarjeve të mëdha!

Autori është ligjërues i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik-UEJL. Shkrimi është publikuar së pari në të përditshmen e Shkupit “Koha”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›