Haradinaj: Egoja e politikanit më pak e vlefshme sesa pritjet e qytetarëve

Liderit i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë Kuvendit të VI Zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), i cili ka filluar sot punimet, ka thënë se po vjen koha e qeverisjes së AAK-së, e bashkë me të edhe mundësitë për t’u realizuar planet qeverisëse të saj. Haradinaj pohoi se, egoja e politikanit duhet të jetë më pak e vlefshme se kërkesat e qytetarëve.
“Të gjitha sukseset që i kemi dëshmuar, do ti arrimë në kohën që po vjen. Unë jam shpreh disa herë se nuk kemi kohë të humbim. Punët e shtëpisë duhet të jenë bazë për secilin. E punë e shtëpisë janë zhvillimi i strukturës, zhvillimi i konceptit dhe i planeve”, ka thënë Haradinaj.
Kuvendi i VI Zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), gjatë orëve të pas ditës do t’i përfundoj punimet, ku do të dihet emri i kryetarit dhe Këshillit Drejtues. /Indeksonline/