E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhbogar: Në shkurt marrëveshje të reja Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropianë në Kosovë, Samuel Zhbogar pret që në muajin shkurt të arrihen marrëveshje të tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i dialogut që janë duke u zhvilluar në Bruksel kryeministrave e dy vendeve.

Zhbogar ka vizituar sot pikën kufitare në Merdarë dhe është ndarë i kënaqur me funksionimin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit. “Kam kaluar këtu para një viti dhe kam parë shumë tollovi, kurse tash e pash që kjo po shkon mirë dhe jam shumë i lumtur që Menaxhimi i Integruar i Kufirit është duke funksionuar tash për tash”, ka thënë Zhbogar, njofton KTV-ja.

Sipas tij, puna profesionale që është treguar nga Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë ka sjellë komunikim dhe nga ky komunikim po shkurtohen procedurat e pritjes. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›