Veteranët e luftës solidarizohen me ish-eprorin e UÇK-së
Në shenjë solidarizimi me Xhemshit Krasniqin, i kërkuar për kinse krime lufte nga Policia e EULEX-it, veteranët e luftës së UÇK-së kanë protestuar në mënyrë të qetë të mërkurën në qendër të Prizrenit.
Protestuesit paralajmëruan misionin evropian t’i mbajë duart larg nga vlerat e luftës, duke thënë se veteranët janë pjesë e lirisë dhe janë pjesë e popullit të Kosovës, dhe si të tillë ata nuk janë kriminelë.
Më 12 maj Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi në Prizren, nën dyshime për krime lufte.
Gjatë aksionit të policisë së EULEX-it nuk ka pasur të arrestuar dhe janë konfiskuar disa pajisje dhe uniforma të Xhemshit Krasniqit, i cili është këshilltar në KK të Prizrenit nga radhët e PDK-së.
Familjarët kanë bërë të ditur se bastisja është kryer në bazë të vendimit të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.
Ndaj aksionit të Policisë së EULEX-it kohë më parë ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) e UÇK-së në Prizren, e cila veprimin e policëve të misionit evropian në Kosovë e ka quajtur akt të shëmtuar. /kosovapress/