E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veteranët e mobilizuar

Nga: Valdrin Krasniqi

Shoqatat e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke i përcjellë më shumë vëmendje veprimet e EULEX-it si dhe reagimin e institucioneve vendore karshi arrestimeve të ish-komandantëve të UÇK-së.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka thënë për Indeksonline se, janë duke pritur si po reagojnë institucionet e vendit dhe EULEX-i ndaj arrestimeve dhe varësisht prej situatës do të veprohet.

“Konform situatës që paraqitet, ne organizatat e dala nga lufta do të veprojmë. Nuk do të qëndrojmë duarkryq, por do t’a mbrojmë luftën e pastër që e ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë Jashari.

Ndonëse para dy dite u tha që nuk do të ndalen protestat derisa të lirohen çlirimtarët, Jashari tha se për këtë ende nuk kanë vendosur se kur do të jetë protesta e radhës.

“Ne e kemi marrë shumë seriozisht ketë që po i ndodhë ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe me çdo kusht do t’i mbrojmë nga përndjekja. Ende nuk kemi vendosur për datën e mbajtjes së protestës, por për këtë do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar ai.

Jashari ka kërkuar edhe njëherë nga krerët e shtetit, presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi qe menjëherë të ulën dhe t’a shqyrtojnë mirë mandatin e misionit të EULEX-it.
Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse situata destabilizohet, përgjegjësinë do t’a marr misioni i EULEX-it dhe institucionet vendore.

Ndryshe, të hënën mijëra qytetarë protestuan në Prishtinë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Skenderajt, Jahir Demaku, komandant i lartë në FSK, Zeqir Demaku vëllai i Jahir Demakut, Sahit Jashari, kushëri i Adem Jasharit, Hysni Thaçi, truproje dhe kushëri i Hashim Thaqit dhe Avni Zabelit, komandat në Policinë e Kosovës.

Veteranët kërkuan nga krerët e vendit që urgjentisht të shqyrtojnë mandatin e EULEX-it./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›