Kapen mbi 20 kg drogë në Hajvali

Mbi 20 kilogramë mariuhanë janë gjetur dhe konfiskuar dje pasdite në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Antidroga e Policisë së Kosovës ka ndaluar dy vetura me targa vendore dhe një me targa të Shqipërisë dhe brenda në to ka gjetur dhe konfiskuar 20 kg e 433 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit mariuhanë.
“Në lidhje me rastin janë arrestuar katër meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe dy shtetas të Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në lidhje me rastin menjëherë është informuar prokuroi publik, me urdhrin e të cilit, katër të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë nga Departamenti për Hetimin e Lëndëve Narkotike./Indeksonline/