E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet për vdekje këmbësori

Një person i moshuar ka humbur jetën dje në një aksident trafiku që ka ndodhur në Qikatovë e Vjetër të Drenasit.

Policia ka njoftuar se personi që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Viktima është goditur derisa ishte duke ecur rrugës. Ai fillimisht kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe më pas ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›