E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevaret 25-vjecarja pas grindjeve me bashkeshortin

ELBASAN - Nje 25-vjecare i ka dhene fund jetes ne oret e para te mengjesit te djeshem ne nje peme te oborrit te shtepise. Gruaja nene e dy femijeve nje vajze 6-vjecare dhe nje djali 2 vjec eshte gjetur nga bashkeshorti i saj pa jete. Sipas policise se Elbasanit Valentina Vllai 25 vjece me banim ne lagjen 5 Maj i ka dhene fund jetes me nje litar bagetish ne nje peme te oborrit.


Lidhur me ngjarjen mesohet se eshte marre ne pyetje nga policia bashkeshorti i saj Myslym Vllai 32 vjec per te sqaruar rrethanat e vetevarjes se gruas se re. Ajo ishte shtepiake dhe nuk punonte ndersa familja e saj mbahej me parate e emigracionit nga bashkeshorti i saj.


Fqinjet e familjes Vllai tregojne se gruaja ishte shtepiake e urte dhe mjaft e respektuar ne lagje. Ata thone se kjo familje eshte vendosur ketu prej 15 vjetesh dhe se nuk i mungojne parate. Nje prej fqinjeve qe nuk do te identifikohet thote se bashkeshorti ka para sepse ka pune te mire ne Greqi.


Ai kishte ardhur se fundi pasi ishte duke ndertuar nje dyqan ne ane te shtepise se re dhe te pajisur mire me orendi. Nga pikepamja ekonomike dhe ne marredhenie me te tjeret kjo familje ishte model thote ai megjithese nuk hedh poshte faktin se mund te kishte grindje mes tyre. Vetem nje grindje me burrin mund ta kete cuar ne vetevarje thote ai pasi per gruan nuk gjendet nje arsye tjeter me e bindshme per te justifikuar vetevarjen.


Nga hetimet e para rezulton se gruaja e re nuk kishte probleme me ekonomine e familjes. Dyshohet se ka pasur konflikte me bashkeshortin pas kthimit te tij nga emigracioni. Sipas te dhenave kane qene debate jo shume te renda por dyshohet qe edhe te jete perdorur dhune. Gjithsesi trupi i gruas fillimisht i eshte nenshtruar ekspertizes ne morgun e spitalit te Elbasanit dhe me pas i eshte derguar familjareve per nderimet e fundit. Bashkeshortet Vllai ishin martuar 7 vjet me pare me mbleseri.


Dy familjet e tyre jetonin ne te njejten lagje pasi kishin ardhur 15 vjet me pare nga fshatrat e thella te Elbasanit. Myslymi ishte ndare nga familja dhe kishte ndertuar shtepine e tij. Te gjithe banoret e lagjes periferike kane mendime te mira per familjen dhe nuk dine ta shpjegojne kete ngjarje te rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›