Nje naiv
Mbi ekspoziten e piktorit Ardjan Tragaj
Publiku ne Tirane i pret kenaqesite brenda nje grafiku te parashikueshem nje ekspozite kolektive ketu nje personale atje me kontribute here-here te shenueshme kur priten nga artiste qe njihen si punetore dhe kerkues ose thjesht interesante per miresjellje nga te tjere qe i kthehen aktivitetit mbas periudhash te gjata pushimi o pavendosmerie ndonje i ri qe bie pre e manierave te prapambetura dhe te zhgenjen ose jep shenja origjinaliteti dhe te ngjall shpresa se fundi ndonje i huaj i rralle qe na informon konkretisht c kemi humbur me izolimin e gjate dhe ku jemi me krahasimin qe bejme.
Te gjitha keto jane brenda asaj qe quajme profesionalizem d.m.th duam sduam nje gje e perfytyrueshme sipas pervojes qe kemi me ose pa frymezim aftesi e origjinalitet. Prandaj e quajta te parashikueshem grafikun...
Por befas ne para nje muaji nje incident. Ne cirkuitin e aktivitetit artistik shfaqet nje outsider nje naiv i cili nuk ka as te mirat e shkolles por as edhe disavantazhet e saj d.m.th jo ate skrupull te tepruar ose terror nga kuadrati i bardhe qe pengon profesionistet ta ndjejne telajon teresisht si fushe mrekullish.
Ndoshta nuk eshte pune profesionalizmi o naiviteti por thjesht personaliteti force e bote te brendshme. Megjithate nje gje eshte frymezimi brenda qerthullit te respektueshem te profesionit dhe gje tjeter ai qe vjen me prepotence nga jashte tij nga hapesira tere shkarkesa elektrike te nenkoshiences se nje te egri jashte vathes.
Dhe kur parashikueshmeria e profesionalizmit ka arritur kufijte e se merzitshmes nga veprimi i perbashket i moshes dhe i amullise prej ngathjes se hoveve shfaqja e nje te cprangosuri te terheq me forcen e pasionit te paligjshem...
Sa u afrova tek punet e ekspozuara u ndergjegjesova qe autori i perkiste kesaj kategorie te dyte. dhe qe terheqja e tij tek objekti i pasionit ishte e konsiderueshme. Fjala ishte per portrete ne sfond te bardhe qe te shikonin drejt te konturuara dhe me tipare te vizatuara qarte.
Te dukej sa kaloje nga njeri te tjetri se ato organizoheshin aty per aty per te dale para teje me nje potence psikotike qe shperfaqej ne cast ardhur prej largesish afrikane.
Pikerisht kjo ishte pershtypja e pare dhe ndjehesha i bindur se nese artistet e medhenj europiane te para nje shekulli e kishin kontaktuar fizikisht dhe emuluar ate art primitiv naivit tone ai i kishte ardhur se brendshmi ndofta si nje jehone e nje perbashkesie prehistorike qe reziston misteriozisht tamam nje vazhdimesi biologjike.
Sy te medhenj vetulla te gjata veshe bile brire gjuhe te dala jashte gojes dhembet te tera poshte e lart goje qe qeshnin sardonikisht per te mos thene satanikisht keto pak a shume subjektet ndonje siluete femre dhe te gjitha me thjeshtesine e gjerave arketipale e me ngjyra te qelluara pa teprimet qe vihen re tek shume fillestare.
Kur e pergezova autorin mora vesh qe vjen nga Durresi por me origjine nga Vlora qe profesioni i tij eshte biznesi dhe ka vetem tete muaj qe merret me pikture. Nje erupsion pra sic ndodh me ato pasione qe marrin shtat menjehere sa lindin.
Fjala e pare qe me tha ishte I dua fort si femijet e mi dhe dukej vertet i perfshire aktualisht dhe teresisht nga vala e krijimit. Piktoret flasin shpesh per dashuri - e punova me dashuri thone dhe kjo ka te beje me kenaqesine e te trajtuarit nje detaj me perkushtimin e atij qe e zoteron plotesisht teknikisht dhe si imazh te brendshem ate qe po ben dhe qe Fernandeli e shprehte e kam ne gishta por edhe me ate qe thote Cocteau me procesin e te nxjerrit nga dora te gjerave qe sishin dhe tani jane dhe te cilat do te jetojne jeten e tyre te vecante nga autori
Tani nje gezim i tille i pashoq tipik dhe ekskluziv i krijuesit qe e ben piktorin durrsak te deklaroje se rri me ore duke i soditur femijet e tij artistike bie nga intensiteti ose venitet e zhduket nga nje ndjene anemike e vepruesit i lindur ashtu ose i dobesuar nga mosaktiviteti dhe renia pas komoditetit dhe aktualitetit per te mos folur per pranimet o refuzimet e partishme qe praktikoheshin me kandidatet per shkolle artistike dhe qe denonin respektivisht me nje karriere te pafrytshme te rinj qe mund te benin shume mire gjera te tjera dhe me shkeputje te pahirte prej nje vokacioni te forte te tjere qe mund te arrinin maja sidhe me thatesi shoqerine qe do te sodiste ne mase te madhe art sa per te thene.
Prandaj kur ndesh persona te tille si Tragaj qe i hyjne nje fushe kaq te privilegjuar si arti me energji dhe pasion te pafrenuar dhe me favorin e zgjidhjeve qe u vijne te bollshme e kaq personale smund te mos ngazellohesh per lirine qe gezojme sot ne te beret e cfaredo gjeje qe na shkon ne mendje dhe me tej per pasurine e talenteve te papritura qe dalin mes nesh ketu-atje.
Pak kohe mbas kesaj njohjeje te pare pata rast te kaloj disa ore ne studion e piktorit teresisht atipike pa kavalet dhe shenja te tjera qe dallojne ateliete e profesionisteve - ai i ve poshte ne dysheme telajot dhe nuk u ndahet deri sa ti mbaroje qofte sikur ky proces te doje njezet ore rresht.
Vec kesaj mora vesh se Durresi qyteti i tij e ka cmuar aktivitetin e tij si biznesmen me titullin Mirenjohje e Qytetit per kontributet humanitare dhe civile konfirmova keshtu prurjen pozitive qe sjellin pa u ndier brezat e tij ne kete kohe kaq te rrezikuar nga antivlerat.