Vetëvaret i paraburgosuri, akuzohej për pedofili me mbesën
46- vjeçari ishte braktisur prej të afërmëve pas ngjarjes me mbesën. Kishte 4 muaj në depresion
Korcë- Alarm në dhomat e paraburgimit të juglindjes. Një 46- vjecar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur pas kangjellave.Vetëvaret në dhomat e paraburgimit një 46 vjecar i akuzuar për abuzime seksuale. Enver Mehmetali banor i qytetit të Korcës, është gjetur i vetëvarur me çarçaf në qelinë e tij në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa ka shfrytëzuar një moment kur shoku i tij bashkëvuajtës ka shkuar në banjë, për të kryer aktin e vetëflijimit. I akuzuari për marrëdhënie seksuale me të mitur, është ndaluar nga policia juglindore katër muaj më parë, teksa është kapur në flagrancë nga të afërm të tij duke abuzuar me mbesën 12- vjecare. Pas këtij momenti ai është denoncuar në polici, dukeiu nështruar dhe prangosjes së menjëhershme nën një akuzë mjaft të rëndë. Pas këtij momenti duket se familjarët e kanë braktisur 46- vjeçarin i cili nuk ka patur vizita të tyre në dhomat e paraburgimit, ndërsa kjo e ka detyruar të jetë gjatë gjithë kohës i dëshpëruar dhe në një gjëndje të rënduar. Ngjarja ka trondiur mbi 150 të paraburgosur që ndodhen në dhomat e paraburgimit të Korëës, ndërsa pas këtij momenti gjithçka ka kaluar në gjendje gatishmërie, për të evituar ndonjë precipitim të mundshëm të situatës. Të parburgosurit sipas burimeve nga Drejtoria e Burgjeve në këtë qytet, janë shokuar nga lajmi se një i ndaluar si ata është vetëvarur. Kjo është dhe ngjarja e parë e këtij lloji, ndërsa një pjesë e të ndaluarve nuk kanë preferuar as të hanë mëngjesin. Duket se frika dhe paniku i ka përfshirë ata të gjithë, ndaj është menduar që gjatë të dielës efektivat e policisë të tregohen shumë të kujdesshëm në çdo lloj komunikimi me ta. Vetëvarja është përfshirë nga një hetim i gjerë, megjithëse është menduar që t’i jepej dhe ndihma e parë kufomës, që sipas mjekëve të spitalit të Korcës kishte mbërritur aty i vdekur. Por nga hetimet e para të policisë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes pikërisht në dhomat e paraburgimit të cilat gjenden në godinën e komisariatit të Korçës, mësohet se i vetëvaruri një natë më parë ka qënë i qetë dhe nuk i ka treguar shokut të tij të vetëm me të cilin ndante qelinë se do t’i jepte fund jetës. Sipas të dhënave paraprake të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 6.00 të mëngjesit të të dielës. Kjo ka qënë koha kur ndërroheshin turnet e shërbimeve të natës, teksa shoku i qeilisë ka shkuar në banjë. Në këto momente kur i ndaluari në dhomat e paraburgimit ka mbetur vetëm, është ngritur nga shtrati dhe ka përdorur çarçafintë cilin e ka lidhur pas një kangjelle duke i dhënë fund jetës. Ai që e ka konstatuar i pari kufomën ka qenë natyrisht i burgosuri shok i qelisë i cili i tmerruar nga skena që shihte ka kërkuar ndihmën e policëve të shërbimit. Ndonëse viktima është transportuar për në spitalin e qytetit nuk është bërë e mundur mbajtja në jetë e 46- vjeçarit Enver Mehmetali. Sipas policisë, mendohet që shkak i kësaj vetëvrasjeje të parë në qeli të jetë bërë gjendja rënduar e të paraburgosurit që kishte kryer marrëdhënie me mbesën 12- vjeçare. Madje familja e tij kishte humbur çdo komunikim duke e braktisur në burg dhe duke e dënuar për aktin e tij të pazakontë.