Kosovë, 1000 ushtarë civilë do të vendosen në 150 zona
Rreth 1000 ushtarë civilë do të vendosen në 150 zona në të gjithë Kosovën, në kuadër të një misioni 1 vjeçar. Forcat Ushtarake të Misurit, pritet të vendosen në ato pika ku ka pakica serbe me qëllim që të shmangin çdo problem të mundshëm. Kështu përveç misionit të BE, Eulex i cili pritet të marrë kompetencat e plota të UNMIK brenda një periudhe të shkurtër, Kosova pritet që përveç policisë se saj të ketë edhe trupa të huaja në terren. Në një kohë që si zyrtarët e BE ashtu edhe ata të Kosovës, janë shprehur se nuk do të ketë polici serbe. Vetëm pak ditë më parë, kreu i UNMIK, Zannier tha se policët e mëparshëm serbë do të mbeten nën drejtimin dhe urdhërat e UNMIK.