Rikthehen maskat, tregtari denoncon grabitjen e 5 ml lekëve
Vlorë/ Policia megjithëse ka nisur hetimet, ka dyshime për vërtetësinë e ngjarjes
VLORË- Një drejtuesfurgoni i punësuar nënjëfabrikë qumështi ka denoncuar nëpolici se i kanë grabitur 500 mijë lekë të reja pasi e kanë kërcënuar me armë zjarri .
Ngjarja ka ndodhur në orën 02 të së dielës, kur tregtari i cili nuk ka dëshiruar t’i deklarohet emri ka qenë duke udhëtuarnga Vlora për në fshatrat e zonës së Urës së Mifolit memjetin tip furgonpër të grumbulluar qumështin e fshatarëvetë kësaj zone. Në momentin kur ka arritur në vendin e quajtur kthesat e Panajasë, sipas drejtusit të mjetit, i kanë dalë para dy persona të armatosur me armë zjarri automatike duke ia drejtuar atë madje kanë qëlluar në drejtim të tij si dhe në ajër. Mbas këtij veprimi drejtuesi imjetit ka ndaluar , personat e armatosur e kanë kërcënuar të nxirte paratë se për ndyshe do ta vrisnin. Mbasi kanë kontrolluar kroskotin e makinëskanë marë 500 .000 lekë të reja që kishte marrë për tregti e më pas personat e armatosuri kanë thënë se do ta kishte keq punën në se do të tregonte .
Mbasi janë larguar,drejtuesi i automjetitështë kthyer paska njoftuar pronarin e fabrikës së qumështit ku dhe është punësuar, dhe më tej ka shkuar në komisariatin e policisë ku dhe ka kryer denoncimin për grabitjen me armë sipas tij .
Sipas burimeve të policisë , në bazë të denoncimit kanë filluar hetimet dhe në zonë kanë shkuar forca të policisë por nuk kanë mundur të identifikojnë dhe të kapin autorët .
Sipas hetimeve paraprake, në vendngjarje si dhe në furgon janë marrë të gjitha gjurmët e mbetura, por gjatë këqyrjes nuk ka patur asnjë shenjë plumbi, përvec se ështëkonstatuar thyerja e një xhami të dritares së furgonit. Sipas grupit hetimor,denoncimi i drejtuseit të mjetit nuk është dhe shumë i besueshëm. Ata pretendojnësendoshta është një sajesë e shoferit për shkaqe që nuk dihen , por gjithsesi në bazë të denoncimitka filluar hetimi intensiv për të zbardhur vërtetësinë e grabitjes dhe kapjen e personave.