Vetëvaret me rripin e pantollonave brenda komisariatit nr.3 polici privat
Një person i shoqëruar nga policia është vetëvrarë në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë. Rreth orës 04;55 të mëngjesit të sotëm
Ndue Kolthi, 57 vjeç, i cili punonte si polic privat është vetëvaruar në ambientet e komisariatit nr.3 me rripin e pantallonave. 57-vjeçari ishte shoqëruar gjatë natës për në komisariat për shkaqe ende të paqarta.
Trupi i pajetë është dërguar në morg ku do ti bëhet edhe autopsia. Ndërkohë policia dhe SHKB kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./A.XH