E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevaret ne peme e mitura, mister motivet

Pogradec- Nje 16 vjecare nga zona e thelle malore e Mokres ne rrethin e Pogradecit, eshte veteflijuar duke i dhene fund jetes me vetevarje ne litar. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende mister per policine, qe ka nisur hetimet per zbardhjen e se vertetes nen akuzen e "vetevrasjes". Burime zyrtare nga Policia e Pogradecit bene te ditur se rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem, prane shtepise se saj eshte gjetur e vetevarur ne peme 16-vjecarja M. H. Sipas policise, trupi u gjet nga nje kalimtar i rastit, i cili njoftoi me pas familjaret. E mitura mesohet se kishte dale fshehurazi nga shtepia ne oret e para te mengjesit, kur familjaret ishin ne gjume dhe i ka dhene fund jetes, pas nje plani te bere me pare. Grupi hetimor ka marre deshmine e familjareve, te cilet ne rrefimet e tyre mohuan ne menyre kategorike ndonje sherr te ndodhur ne shtepi midis tyre. Ata jane shprehur se disa dite me pare vajza qendronte e mbyllur ne vetvete, duke dhene shenjat e para te nje depresioni nervor, por nuk i kane ditur shkaqet e kesaj gjendjeje shpirterore. Policia nuk ka mberritur ende ne nje konkluzion perfundimtar lidhur me shkaqet qe e cuan ne vetevrasje 16-vjecaren nga fshati Velcan i Pogradecit, ndaj dhe hetimet po kryhen ne nje fshehtesi te plote, per te mesuar me shume rreth ndonje motivi konkret qe e ka cuar te mituren ne flijimin tragjik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›