E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lule dhe pjese predhe, per kryeprokuroren Ina Rama

Tirane- Me nje tufe me lule dhe nje pjese predhe eshte paraqitur dje ne Prokurorine e Pergjithshme, Zamira Durda, nena e djalit 7-vjecar, qe humbi jeten ne tragjedine e Gerdecit. E shoqeruar edhe nga te aferm te tjere, te viktimave te tragjedise se 15 marsit, gruaja ka kerkuar dje te dhena ne lidhje me padine penale qe depozitoi ne organin e akuzes, per rinisjen e hetimeve ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, aktualisht minister i Mjedisit. Gruaja sapo eshte paraqitur ne recepsionin e prokurorise, ka kerkuar dje takim me kryeprokuroren Ina Rama, per t'i dhuruar tufen me lule si dhe pjesen e predhes, qe sipas saj, simbolizojne djalin e vdekur dhe shperthimin tragjik te Gerdecit. Rama ka refuzuar gjate oreve te paradites te prese Durden. Nga ana tjeter mesohet se nje prej prokuroreve qe kane hetuar dosjen "Gerdeci", Sokol Stojani, ka marre dijeni per kerkesen dhe ka premtuar se do te ktheje nje pergjigje me shkrim per fatin e padise se perseritur ndaj Fatmir Mediut. Padise penale te depozituar nga te afermit e viktimave te Gerdecit, duhet t'i ishte kthyer pergjigje pas 20 ditesh nga depozitimi i saj, per regjistrimin ose jo. Kallezimi penal ne ngarkim te Mediut u depozitua ne Prokurorine e Pergjithshme me daten 8 tetor, nga ana e familjareve, te cilet kerkuan edhe nisjen e hetimeve serish nga prokuroria, pas mbylljes se dosjes nga Gjykata e Larte.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›