Kapet i kerkuari per vjedhjen e italianit
Tirane-Nje person i kerkuar nga drejtesia shqiptare eshte kapur ne Itali, me qellim ekstradimin e tij. Dritan Brahilika 25 vjec nga Burreli, eshte vene ne prangat e policise italiane 4 dite me pare. Ndaj tij, Gjykata e Durresit ne maj te vitit 2006, ka vendosur masen e sigurise arrest me burg, per vepren penale te vjedhjes. Sipas policise Brahilika, akuzohet per "vjedhje te kryer ne bashkepunim". Ngjarja me protagonist 25-vjecarin nga Burreli ka ndodhur ne vitin 2006, ku ai se bashku me 23-vjecarin Argent Brahilika, akuzohet se i kane vjedhur nje italiani me inicialet N.M, shumen prej 6 mije dollaresh kanadez.