Leviznin te armatosur ne Tirane, arrestohen
Tirane-Dy persona jane kapur ne kryeqytet, pasi leviznin me makine te armatosur. Sipas policise ne automjetin "BME" me targe TR 4490 P, i drejtuar nga 21-vjecari Belind Luli, u gjet nje pistolete TT dhe nje kreher me fisheke. Patrulla e policise ka ushtruar kontroll ne makinen e tij, pikerisht ne sheshin "Nene Tereza". Nje tjeter person i armatosur eshte vene ne pranga. Menduh Zunes 33 vjec, lindur e banues ne Babrru, i eshte sekuestruar ne sediljen e pasme te automjetit te tij "Ford" me targe TR 0596 M, nje automatik dhe tre krehera me fisheke. Ndaj dy te rinjve, rendon akuza "prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit".