E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret në shtëpinë e tij publicisti Ardian Klosi

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së shkuar.

Nga informacionet e para mendohet se shkak i vendimit ekstrem ka qenë gjendja e rënduar psikologjike. 55-vjeçari Klosi, babai i dy vajzave, ka pasur probleme në vijimësi gjatë këtij viti, pasi më 8 janar, ai përfundoi në spitalin nr 5 në Tiranë, ngase kishte konsumuar një sasi të madhe ilaçesh antistres.

Në atë kohë, ai u shtrua përveç në spitalin Neurologjik, edhe në atë Psikiatrik. Ardian Klosi u lind në vitin 1957. Ai kreu studimet për Gjuhë dhe Letërsi në vitin 1981, ndërsa në vitin 1990 u doktorua. Nga viti 1993 - 1998 ka qëndruar në Gjermani.

Ai ka botuar disa libra si në shqip, ashtu edhe në gjermanisht. Në shqip atij i njihen këto botime: 1991: “Refleksione” (me Edi Ramën), 1991: “Shqipëria zgjim i dhunshëm”, 1993: “Quo vadis Shqipëri”, 1997: “Shqipëria ç’mund të jetë” dhe në gjermanisht: 1993: “Mbijetesë shqiptare” (fotot Jutta Benzenberg), 1997: “Fjalor gjermanisht-shqip” (me W. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj. Ai është i martuar me fotografen e njohur gjermane Jutta Benzenberg me të cilën ka dhe dy vajza. /Start/

                                                                                             2012-04-27 00:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›