E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mission Impossible", se shpejti me nje episod te ri

Sa vijne e forcohen me shume zerat per nje episod te ri te sages se famshme te spiunazhit "Mission Impossible", me protagonist aktorin Tom Cruise. Lajmet filluan te qarkullonin menjehere pas perfundimit te shfaqjes ne kinema te episodit te katert "Ghost Protocol", por duket se tani dyshimet po konfirmohen. Filmi i fundit me agjentin Ethan Hunt arriti nje sukses te madh, duke dominuar per jave te tera klasifikimin e filmave me te ndjekur ne Amerike dhe Europe. Gjithashtu, Cruise, ne rolin e protagonistit kryesor, perforcoi poziten e tij ne boten e kinemase, pas performancave te dobeta te regjistruara me filmat e meparshem si "Valkyrie", "Lions for Lambs" dhe "Knight and Days". Performanca fizike dhe artistike e Cruise beri qe regjisoret dhe producentet te mendojne seriozisht per nje episod te peste, serish me Cruise, qe mendohej t'ia linte stafeten aktorit Jeremy Renner.

Gjithsesi, eshte ende heret te flitet per skenarin e ri te filmit, por ne te pritet te mos mungoje regjisori Brad Bird, producenti J.J Abraams etj. Nje gje eshte e sigurt, qe Cruise, edhe pse 50 vjec, u ka hapur nje sfide te madhe aktoreve me te rinj ne moshe, si Daniel Craig dhe Matt Damon, qe interpretojne spiunet e tjere te famshem te ekranit, James Bond dhe Jason Bourne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›