E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimi i kolonive, Rusia kritikon Izraelin

Me anë të një komunikate për shtyp, ministria ruse e Punëve të Jashtme, tha se "Moska priti me shqetësim serioz shpalljen nga autoritetet e Izraelit për legalizimin e statusit të kolonive, në Bruchin Rechelim në veri të Cisjordanisë dhe në Sansana në jug të territorit palestinez".
     
"Ne dëshirojmë të përsërisim qëndrimin tonë të parimit që dënon vendosjen e kolonive në territoret e pushtuara palestineze. Është e qartë se këto masa izraelite kundërshtojnë angazhimet e palëve dhe dëmtojnë  mundësitë e një rifillimi të kontakteve izraelito-palestineze në bazë të deklaratës së kuartetit të 23 shtatorit të vitit 2011", përfundoi diplomacia ruse.

Izraeli i ka pushtuar këto territore gjatë luftës shtatë ditore të vitit 1967. Organizata e kombeve të Bashkuara dhe të gjitha shtetet perëndimore dënojnë ndërtimin e kolonive izraelite të këto territore, duke e cilësuar dhunim të ligjeve ndërkombëtare./Start/

                                                                                             2012-04-26 17:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›