E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjete, tre të plagosur

Policia e Korçës bëri me dije se një automjet tip Volvo, ka goditur një mjet tip Ford, me drejtues shtetasin E.C., 28-vjeç banues në fshatin Stropsk-Pogradec.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy automjeteve dhe një pasagjer, që ndodhej në mjetin tip Ford. Tre të lënduarit kanë përfunduar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar shtetasin Renato Mane. 33-vjeç, banues në fshatin Gështenjas, drejtues i mjetit tip Volvo, si shkaktar i aksidentit automobilistik. Ai do të gjykohet nga drejtësia për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, përkatësisht të nenin 290 të Kodit Penal. /Start/

                                                                                             2012-04-27 09:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›