E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevarja e studentit, 10 mije USD gjobe paraburgimit

Tirane- Drejtesia shqiptare ka denuar per here te pare nje institucion te paraburgimit per vetevarjen e nje te dyshuari per vjedhje. Gjykata e Tiranes ka denuar dje me 10 mije dollare paraburgimin 313, per vetevarjen e studentit Mihallaq Karaj. Gjykatesja e ceshtjes Elona Stavri, ka pranuar dje kerkesen e bere nga ana e Petro Karaj, te atit te viktimes, duke e shpallur fajtor institucionin e paraburgimit qe nuk i garantoi jeten studentit. Padia civile u dorezua ne Gjykaten e Tiranes me 29 shtator te vitit te kaluar dhe kishte si objekt te saj padi shkaktim demi. I ati i studentit kerkonte qe paraburgimi t'i paguante familjes se tij demshperblimin prej 25 mije dollare per humbjen e djalit te tij. Mihallaq Karaj, u arrestua me 30 mars 2006 nga efektivet e komisariatit nr. 1, te kryeqytetit. Sipas policise, 24-vjecari lindur e banues ne Kelcyre te Permetit dyshohej se ishte bashkautor me shokun e vet Ardit Cala, per vjedhjen e nje lokali ne Qytetin Studenti me 11 nentor 2005, si dhe te nje vjedhjeje tjeter ne kete zone 10 dite para arrestimit. Me kerkese te prokurorit te ceshtjes, Karaj u la ne qeli nga gjykata deri ne perfundim te hetimeve, ndersa u dergua ne qelite e paraburgimit 313 pak ore me vone. Por me daten 3 prill te vitit 2006, naten e pare, qe ndodhej ne qeli, studenti 24-vjecar, i cili kishte pesuar ngarkese te rende psikologjike ka perfituar nga gjumi i shokut te qelise dhe me lidhesen e tutave te fiksuar ne hekurin e krevatit ka shtrenguar fytin, duke mbetur i vdekur ne vend. Ekspertet pohuan atehere, qe studentit i kishin ardhur ne ndihme njohurite mjekesore qe kishte marre ne shkolle per te percaktuar pikat e dobeta te organizmit, pasi hekuri ku ai kishte fiksuar fillin nuk ndodhej me shume se 120 cm nga dyshemeja. Familja e viktimes i shpjegoi gjykates se i afermi i tyre pas dergimit ne paraburgim, u perball me nje ambient te papranueshem dhe ne kushte jonormale, cka ndikoi negativisht ne gjendjen e tij. Sipas tyre, diten e ngjarjes, gjate nates kater punonjesit e burgut 313 nuk i kane kushtuar rendesi gjendjes se Karajt dhe nuk kane ushtruar kontrollin dhe mbikeqyrjen e duhur mbi te. Viktima ndodhej i traumatizuar dhe nuk iu ofrua asnje analize psikologjike per te percaktuar gjendjen e tij. Nderkohe ishte detyrim i personelit te burgut qe ta kontrollonte ate per sende te ndaluara, gje qe nuk eshte bere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›