"Buxheti, prioritetet per vitin e ardhshem"
Infrastruktura e vendit do te ndryshoje si pasoje e projekteve te medha ambicioze, qe ka parashikuar ne projektbuxhetin e vitit te ardhshme. Kryeministri Berisha, deklaroi se investimet per infrastrukturen do te nisnin menjehere, me rrugen e Arbrit. "Ne do te investojme te gjitha fondet qe rruga e Arbrit te mund te perfundoje deri nga fundi i vitit 2011 apo gjysma e vitit 2012, ne varesi nga perfundimi i projektit te disa pjeseve mjaft problematike, sic eshte ura me e larte e vendit 150 metra e larte dhe disa tunele qe kerkojne kohen e finalizimit te projektimit", deklaroi Berisha. Sipas tij, do te ecet me shpejtesi drejt ndertimit te Boshtit te Jugut dhe segmenteve Tirane-Elbasan dhe Elbasan-Berat. Po keshtu, Berisha theksoi se vitin e ardhshem do te filloje ndertimi i aksit Berat-Tepelene. Kryeministri theksoi faktin se nje pjese e te ardhurave te ketij buxheti, do te perdoren edhe per dixhitalizimin e administrates. Ai tha se nga dhjetori qe vjen ne te gjitha nivelet e administrates shqiptare do te fillojne kurset e IT-se. Sipas Berishes, ne administrate nuk mund te kete me punonjes te cilet nuk dine te perdorin kompjuterin. Ministria e Mbrojtje ne kete buxhet ka 2 per qind, ne perputhje me zotimin tone ne NATO. Ministria e Integrimit do te kete te gjitha investimet e nevojshme per te mobilizuar te gjitha resurset njerezore per t'iu pergjigjur me dinjitet procesit te integrimit. Ministria e Jashtme per hapjen e ambasadave ne disa vende dhe modernizmin e sistemit te vizave. Po keshtu Ministria e Brendshme, do te kete te gjithe mbeshtetjen per kontrollin e integruar te kufijve dhe permbushjen e disa detyrimeve qe rrjedhin nga zotimi yne per liberalizmin e vizave.