Berisha: Te eliminojme korrupsionin ne shendetesi
Reforma ne shendetesi eshte nje nga prioritetet e qeverise ne kater vitet e ardhshme. Gjate ceremonise se inaugurimit te godines se re te Fakultetit te Infermierise, kryeministri Berisha kerkoi bashkepunimin e bluzave te bardha per kete reforme. Njeheresh ai tha lufta kunder korrupsionit ne shendetesi mbetet nje tjeter perparesi e qeverise. "Lufta kunder korrupsionit mbetet nje tjeter perparesi e qeverise. Qeveria duke pasur parasysh veshtiresite qe ju keni ne pune ka dyfishuar rrogat", tha kryeministri. Ndertimi i nje sere urgjencash ne te gjithe vendin, permiresimi i flotiljes se helikoptereve si dhe ndertimi i Universitetit te Mjekesise jane disa nga objektivat. Sipas Berishes, reforma do beje qe vendosen marredhenie te reja kontraktuale midis prodhuesve te produkteve dhe bleresve te tyre, dhe madje thellimin e ketyre marredhenieve. Njeheresh Berisha, theksoi edhe rendesine e dixhitalizimit ne sistemin shendetesor ne vend, nje perparesi kjo ne kete sistem.
"Korrupsioni ne shendetesi, Berisha fsheh burimin"
Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, deklaroi dje "kryeministri i ka duart e "lidhura", pasi i duhet ta nise luften kunder korrupsionit nga familja". Reagimi erdhi ndaj deklarates se kryeministrit Berisha gjate takimit te zhvilluar ne fakultetin e infermierise, nga ku kreu i ekzekutivit premtoi lufte te ashper ndaj korrupsionit. "Kryeministri ka vazhduar me hipokrizine e tij t'u thote shqiptareve, se ai eshte i vendosur per ta kthyer shendetesine ne prioritet te qeverisjes dhe per te luftuar korrupsionin ne spitale", reagoi selia roze. Sipas kesaj partie, kur kane kaluar me shume se 4 vjet nga marrja e mandatit te pare te deshtuar te Sali Berishes, ky i fundit na tregon te njejten perralle si kater vjet me pare. "Berisha e fsheh burimin e ketij korrupsioni, mbesen e Familjes, e cila mbron interesat e klanit familjar ne tenderet disa milioneshe dhe le pas dore interesat e mijera shqiptareve, te rinj e te moshuar, qe sot nuk arrijne te gjejne dot ne sherbimin shendetesor shqiptar ndihmen qe kerkojne", kritikoi zyrtarja e PS, Imeraj.