Mbikqyrja elektronike për të dënuarit, nënshkruhet pakti

Kreu i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka firmosur sot një marrëveshje me ministrin e drejtësisë Eduard Halimi në lidhje me mbikqyrjen elektorike. Në fjalën e tij ministri Halimi e ka cilësuar OSBE-në një partner të rëndësishëm në fushën e drejtësisë ndërsa ka shtuar se me anë të kësaj reforme do të bëhet i mundur ekzekutimi i vendimeve penale.
“Kënaqësi që këtë reform do e zbatojmë së bashku. OSBE-ja është një partner i rëndësishëm për ne. Reforma për mbikqyrjen ekektronike për të dënuarit është më ambiciozja dhe është pjesë e reformës në drejtësi” theksoi Halimi ndërsa ka shtuar se kjo reformë do të rrisë sigurinë publike
Nga ana e tij ambasadori Wollfarth pasi ka vlerësuar bashkëpunimin me ministrinë e drejtësisë ka theksuar se kjo reformë është më modernia për sistemin e drejtësisë që do e bëjë Shqipërisë lidere në rajon.
Këtë vit në sistemin e drejtësisë do të implementohet mbikqyrja elektronike për të dënuarit me dënime alternative. Teknikisht mbikqyrja elektronike do të funksionojë me një pajisje elektronike e cila do të jetë e lidhur me një sallë operative nga ku do të monitorohet respektimi i urdhërave të gjykatës nga personat e dënuar.
Nga implementimi i mbikqyrjes elektronike do të përfitojnë gjykatat përsa i takon rritjes së numrit të dënimeve alternative, policia e shtetit dhe shërbimi i provës për arsye se mbikqyrja elektronike do të lirojë efektivet e dy institucioneve nga detyrimi për mbikqyrjen e të dënuarve me këto masa si edhe sistemi i burgjeve, i cili nuk do të mbipopullohet.