E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja: Policia të përmbahet nga dhuna

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan kanë paralajmëruar Policinë e Kosovës së të dielën më 22 janar do të protestojnë sërish te Dheu i Bardhë, ndërsa kanë kërkuar që policia të përmbahet nga dhuna.

Pavarësisht që ndaj tyre ishte përdorur dhunë, aktivistët e Vetëvendosjes thanë se nuk do të ndalen për asnjë moment për të bllokuar hyrjen e mallrave të Serbisë në Kosovë.

Ismajl Kurteshi, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka thënë se protesta e së dielës do të jetë paqësore, ndaj ai u ka bërë ftesë qytetarëve që të kontribuojnë në realizimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës, pasi me të është Kosova që do të përtojë. (zeri)

Kurteshi i ka bërë me dije policisë se ajo nuk duhet të përsërisë gabimin e të shtunës së kaluar, kur siç tha ai kishte nderhyre mbi protestuesit paqësorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›