Mbikëqyrja elektronike e të dënuarve,pakt me OSBE

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth
TIRANË- Ministria e Drejtësisë firmos marrëveshjen me OSBE-në kuadër të zbatimit të ligjit për mbikëqyrjen elektronike të të dënuarve.
Në takimin e sotëm ka qenë i pranishëm kreu i prezencës së OSBE-së, ambasadori Eugen Volfarth, i cili ka vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas tij, reforma do e bëjë Shqipërinë lidere në rajon. Nga ana e tij, ministri Halimi duke falënderuar për ndihmën dhe partneritetin e rëndësishëm ka shprehur kënaqësi që kjo reformë do të zbatohet së bashku me OSBE.
Halimi ka theksuar se reforma në fjalë është pjesë e paketës së reformës në drejtësi, përmes së cilës sigurohet ekzekutimi i vendimeve penale.