Presidenti Topi, vizitë në spital ish trajnerit Zhega
TIRANE- Presidenti i vendit, Bamir Topi eshte interesuar nga afer per gjendjen shendetesore te ish-trajnerit te kombëtares shqiptare Medin Zhega.
Mengjesin e sotem ai ka zhvilluar nje vizite ne pavijonin e Neurokirurgjise, ne te cilin Zhega eshte shtruar per trajtim pak dite me pare.
Pas kthimit nga Kanadaja, ne kushte te specializuara per mosrendim te metejshem te shendetit Zhega u transferua ne kete repart ku po mbahet nen kontroll.
Ai pësoi një goditje cerebrale, ne Kanada gjate veres, kur ndodhej atje per nje vizite. Por, megjithe ndihmen e menjehershme mjekesore, gjendja e tij eshte cilesuar kritike.