E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonohet Jeremiç, shtyhet për pasdite takimi i KS-së

Konsultimet me dyer të mbyllura në Këshillin e Sigurimit të KB-së janë shtyrë sot për pasdite sipas kohës amerikane, pasi ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiç, mbrëmë nuk ka mundur të hipë në aeroplanin për në Nju-Jork.

Një e përditshme në Beograd, shkruan se për “shkaqe teknike” Jeremiçi nuk ka mundur të hipë në aeroplan. Kabineti i Jeremiqit nuk ka dashur askush të komentojë “shkaqet teknike” edhe pse shpresohet se shefi i diplomacisë serbe do të shkojë Nju-Jork.
 

Serbia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të debatuar për situatën në Kosovë. Ndërkohë që kjo mbledhje do të zhvillohet pasditen e sotme për shkak të vonesës së ministrit serb.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›