E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosja kunder ndryshimeve kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje beson se ndryshimet kushtetuese dhe reformat zgjedhore, nuk do të sjellin ndryshime thelbësorë në proceset politike në Kosovë edhe pse do të jenë pjesë përbërëse në punën e komisioneve.

“Konsiderojmë se ndryshimet kushtetuese për të cilat po bëhet fjalë janë ndryshime kozmetike. Nuk janë ndryshime thelbësore për të cilat lëvizja Vetëvendosje çdo herë ka proklamuar dhe ka për synim ndryshimet kushtetuese. Konsiderojmë që këto ndryshime nuk do të sjellin ndryshime cilësore në jetën politike në Kosovës, për jetën e qytetarëve thjesht do të mund të krijojnë vetëm një iluzion që po ndryshohet diçka për mirë. Ndryshimet e tilla në sistemin zgjedhor janë të nevoj tha anëtari i lëvizjes, Liburn Aliu.

Aliu tha se ndarja e Kosovës në shumë zona zgjedhore nuk do të  shmangë mangësitë në zgjedhje pasi defekti qëndron tek respektimi i ligjit e jo tek sistemi zgjedhor.

“Parregullsitë që kanë ndodhur në zgjedhjet e shkuara nuk kanë të bëjnë me ligjin, kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit. Se a do të jetë një zonë zgjedhore a po do të jenë shumë zona zgjedhore këtë  do ta përcaktoj komisioni. Do të shohim çështjen se si do  të bie më mirë, po sidoqoftë nuk do të duhet të presim që  me ndryshimin e ligjit nuk do të kemi vjedhje sepse në Shqipëri kemi shumë zona zgjedhore  por ka pasur parregullsi në zgjedhje” tha Aliu.

Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar dhunën e përdorur nga policia e Kosovës ndaj tifozëve të Prishtinës  “Plisave”, në ndeshjen basketbollistike Prishtina- Bambi, duke kërkuar që ushtruesit e dhunës të gjykohen.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›