E Diel, 1 Nëntor 2026

1600 vezhgues per zgjedhjet. Ndahet harta e monitorimit

Skadon afati i fundit zyrtar për regjistrimin e vëzhguesve shqiptar pranë KQZ-së për zgjedhjet e 8 majit. Deri tani janë rreth 1600 vëzhgues shqiptarë që do të monitorojnë zgjedhjet lokale. 900 prej tyre janë të koalicionit të vëzhguesve vendor.  Gerta Meta, përfaqësuese e koalicionit të vëzhguesve për zgjedhjet e 8 majit, thotë për AS se informacioni nga të gjitha rrethet e Shqipërisë do të vijë në Tiranë nëpërmjet një qendre operative. Një ekip vëzhguesish do të monitorojë mesatarisht 20 qendra votimi.

“Për herë të parë do të jetë në focus pjesa rurale se çfarë ndodh realisht në zonat e thella. Koalicioni I vëzhguesve vendorë ditën e zgjedhjeve do të jetë non stop duke ngritur një qendër operative. Një moment shumë i rëndësishëm ku vëzhguesit tanë do të jenë present në mbylljen e qendrës së votimit dhe në momentin kur do të dorëzohen materialet pranë komisioneve zonale. Ajo që shkon më tej është momenti final dhe momenti më I nxehtë që vazhdimisht ne si koalicion e kemi prekur dhe në metodologjinë tonë të rradhës që në fillimin e procesit të numërimit të votave ne do të jemi present për të parë cila do të jetë ngarkesa dhe problematika e fillimit të procesit të numërimit duke vëzhguar të gjitha grupet e numërimit të votive” tha Meta.

Qarqet me më shumë vëzhgues do të jenë Tirana, Elbasani dhe Fieri. Ndërkohë që koalicioni i vëzhguesve vendor do të përqëndrojë monitorimin edhe në zonat rurale për të evidentuar nëse më 8 maj do të ketë ripërsëritje të fenomenit të votimit kolektiv. Ndryshe nga vëzhguesit shqiptarë, të huajt do të ketë afat për tu regjistruar në KQZ 72 orë përpara nisjes së procesit të votimit.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›