E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeliq: Largimi i strukturave paralele, kusht nga BE-ja

Zyrtari i Partisë Demokratike të Serbisë, Bozidar Gjeliq, ka thënë se në procesin e integrimit evropian Serbisë mund t’i paraqiten disa pengesa, veçmas me kërkesën e disa vendeve për largimin e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës.

I pyetur nëse Serbia do të heq institucionet paralele në Kosovë dhe cilat vende të BE-së do të mund të kërkonin një gjë të tillë, Gjeliq ka thënë se për Serbinë ato institucione nuk janë paralele, por “të vetmet kushtetuese në veri, eliminimi i të cilave lehtë mund të shkaktojë një eksod".

“Unë pres që Gjermania dhe disa vende të tjera, të kërkojnë një marrëveshje me ne për këtë çështje tejet të ndjeshme. Ne duhet të sigurojmë që këto kushtëzime të ndodhin sa më shpejt të jetë e mundur, nëse jo në samitin e BE-së në qershor, atëherë shtator", tha Gjeliq për gazetën serbe “Danas”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›