“Vetëvendosje”: Ministri Rexhepi u përkul para terrorit maqedonas
Lëvizja “Vetëvendosje” ka adresuar kritika ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, për siç thuhet, “përkuljen përpara terrorit maqedonas”.
“Ministri Rexhepi e bëri këtë vizitë pas vrasjes së katër shqiptarëve nga ana njësive speciale maqedonase afër kufirit që e ndan IRMJ-në nga Republika e Kosovës. Ministri ynë shkoi të përkulej përpara terrorit maqedonas dhe sikur po i kërkonte falje homologes së tij antishqiptare, ministres maqedonase të punëve të brendshme dhe drejtësisë, Gordana Jankulovska. Kjo ministreshë, që nuk bën asgjë tjetër veçse zbaton në mënyrë policeske politikat zyrtare të shtetit maqedonas, udhëheq me ngulm fushatën e terrorit mbi shqiptarët e diskriminuar. Pikërisht kundër këtyre politikave shtypëse javën e kaluar në Shkup mijëra qytetarë shqiptarë demonstruan me moton “PËR DREJTËSI”. Por kjo nuk do të thotë asgjë për ministrin Rexhepi. Sepse kur shqiptarët protestonin për të drejtat e tyre legjitime të shkelura kaq mizorisht nga shteti maqedonas, Bajram Rexhepi po vizitonte komunat e reja serbe të decentralizimit etnik në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Për më tepër “Vetëvendosje” konsideron se ministri Rexhepi gjatë kësaj vizite “u përpoq ta përçojë një porosi krejt shkurajuese për popullin e pambrojtur shqiptar në IRMJ”.
“Rexhepi shkoi në Shkup për ta dënuar ‘terrorizmin’ shqiptar ndërkufitar, në kohën kur strukturat kriminale të Serbisë kanë djegur kufirin e Kosovës me Serbinë si dhe për çdo ditë shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tone, kurse ministri ynë i brendshëm bën sehir”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e “Vetëvendosje!”-s.
Ministri Rexhepi gjatë vizitës së ditës së enjte në Shkup, ku është takuar me ministren e Brendshme maqedonase Gordana Jankullovska, ka thënë se Kosova nuk duhet të shihet në asnjë mënyrë si vend që gjeneron krizë dhe strehon kryerësit e aktiviteteve kriminele.