Rektori Rugova: Kemi humbur një profesor me eksperiencë të madhe

Është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkencëtarit të shquar në fushën e matematikës, akademik Muharrem Berisha, i cili ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare.
Profesorë e studentë thanë të dielën se me vdekjen e akademik Berishës është humbur një njeri i dashur dhe një profesor i shquar.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, në emër të universitetit ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit për të cilin theksoi se ka dhënë kontribut të çmuar për ngritjen, arsimimin dhe shkollimin e breza me radhë të universitetit.
“Muharrem Berisha, profesor dhe akademik, filloi punën në këtë tempull të dijës para më tepër se një gjysmë shekulli duke kaluar nga të gjitha shkallët e thirrjeve universitare, deri në thirrjet e akademikut, thirrjes së nderit, dhe me devotshmëri dhe me kujdes shumë të shquar u përpoq që t’i kryejë obligimet dhe detyrat e veta. Në kohërat shumë të vështira ishte në poste udhëheqëse dhe qëndroi ashtu siç ka hije. Me rastin e vdekjes së profesor Berishës ne kemi humbur një bashkëpunëtor, një punëtor të mirë të shkencës, një profesor me një eksperiencë shumë të gjatë, që kontributi i tij për gjeneratat që do të vijnë do të ishte edhe më i frytshëm”, ka thënë Rugova, transmeton Kosovapress.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, profesor Nuhi Efendia, ka folur për figurën dhe veprimtarinë e akademik Muharrem Berishës, duke thënë se kontributi i tij është shumëdimensional.
“Kontributi i profesor Muharremit, në Fakultetin e Shkencave është shumëdimensional. Në aspektin e mësimdhënies ishte një ndër të parët mësimdhënës në Departamentin e matematikës, që bashkë me profesorin e nderuar Halil Turku, Ymer Merovci, Emrush Gashi, i vunë themelet e Departamentit të matematikës. Profesori ishte i adhuruar për ligjëratat e tij në sallat e mësimit edhe në Fakultetin e Shkencave, në të gjitha departamentet por edhe në njësitë tjera akademike. Në aspektin shkencor ka dhënë një numër të madh publikimesh shkencore, të cilat pa dyshim ia rritën namin e Departamentit të Fakultetit e universitetit”, ka thënë ai.
Një fjalë rasti ka mbajtur edhe profesor Qamil Beqiri, ish-student i të ndjerit dhe më vonë edhe koleg i tij.
Muharrem Berisha, u lind më 10 qershor 1942 në Vilanc, komuna e Vushtrrisë. Punën si profesor i matematikës e filloi në shkollën e mesme teknike në Prishtinë në vitin shkollor 66 - 67 për ta vazhduar më vonë si asistent, profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Matematike në UP.