Kosova humb 15 milionë € nga moskontrollimi i veriut

Ndonëse prania e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri është e domosdoshme në parandalimin e kontrabandës, drejtori i Doganave Naim Huruglica ka thënë se nuk mund të japë ndonjë datë se kur Dogana e Kosovës mund të jetë prezent në atë pjesë.
Në një intervistë për Kosovapress, Huruglica ka vlerësuar se si pasojë e mos funksionimit të doganave në dy pikat kufitare në veri 1 dhe 31, buxhetit të Kosovës i kushton me humbje deri në 15 milionë euro në vit.
Ai thekson se institucioni që e drejton ai është duke e përmbushur planin e paraparë dhe se sivjet pritet të ketë rritje të të hyrave krahasuar me vitin e kaluar.
“Sivjet në vitin 2010 është një plan më ambicioz se ai i vitit 2009 për të hyrat. Ministria e Ekonomisë dhe Financave na ka caktuar planin vjetor prej 683 milionë euro, që në raport me atë çka kemi grumbulluar vjet 635, është një rritje prej 50 milionë euro dhe është me statistika diku 8 apo 9 për qind. Për situatat ku jemi aktualisht ne jemi 7 për qind më tepër sesa vitin e kaluar, që në realitet i bie se jemi 100 për qind të asaj se çka i bie që është plan”, ka thënë Huruglica.
Sikur në të gjitha sferat në Kosovë ku përflitet se ka korrupsion, edhe doganat nuk janë imune ndaj kësaj dukurie, por Huruglica përmend disa mekanizma që funksionojnë brenda këtij institucioni që të verifikojnë stafin për raste korruptive ose shkeljen e kodit të mirësjelljes.
“Për çdo vit 7 deri në 10 për qind e stafit kalon në një mënyrë përmes verifikimit se mos ka pas diçka në lidhje me korrupsionin. Por prapë mos me lënë ndonjë keqkuptim të mendohet se 10 për qind e stafit janë gjetur të korruptuar. Ai 10 përqindësh përfshin edhe njerëzit gjatë kryerjes së detyrave kanë abuzuar me detyrën ose janë sjell keq me palën, ose në një mënyrë ose tjetër kanë shkelur kodin e mirësjelljes, jo gjithsesi për korrupsion”, ka thënë ai.
Që nga shkurti i vitit 2008 Dogana e Kosovës nuk është prezente në pikat doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës, të cilat janë djegur nga serbët lokalë në shenjë pakënaqësie me shpalljen e pavarësisë. Huruglica thekson se mungesa e pranisë së doganave në këtë pjesë të vendit i shkakton buxhetit të Kosovës humbje deri në 15 milionë euro në vit.
“Kur bëjmë këto tri barazime ne gjejmë se rreth 1 milion euro në muaj është mos përputhja. Ajo i bie diku 12 ose 15 milionë euro në vit. Nëse e marrim si një shifër nominale është një shumë e madhe 12-15 milionë janë para të mëdha, nëse e marrim në total atë çka ne i mbledhim në të hyra është rreth 2 për qind që i mbledh Dogana e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ndonëse prania e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri është e domosdoshme në parandalimin e kontrabandës, Huruglica nuk mund të japë ndonjë datë se kur Dogana e Kosovës mund të jetë prezent në atë pjesë, por shton se janë bërë të gjitha përgatitjet që një ditë të kthehen edhe në atë pjesë.
“Nuk mund të them datën për arsye se besoj ajo është një e dhënë publike se nuk është Dogana i vetmi faktor, apo nuk element vendimmarrës. Për atë që mund të them është se Doganat kanë bërë përgatitjet që në atë moment që të vendosim të kthehemi në ato pika, ne të jemi të gatshëm”, ka theksuar ai.
Riformatimi i qeverisë së vendit është zgjeruar edhe me riformatimin në disa institucione publike. Njëra nga ndërrimet është përfolur edhe për pozitën e drejtorit të Doganave të Kosovës. Madje në disa media është përfolur se Huruglica ka lidhje të ngushtë me ish-zyrtarë të UNMIK-ut që tash punojnë në EULEX dhe për këtë qeveria nuk mund ta ndërrojë. Por, Huruglica nuk e pohon e as nuk e mohon këtë, duke thënë se është në dorë të qeverisë të vendos për postin e drejtorit të doganave.
“Konkursi është hap dhe vet fakti që është hap konkursi unë kam konkurruar si çdo kandidat tjetër. Është çështje tani e procesit të përzgjedhjes që e ka në dorë qeveria edhe kuptohet kualitetit që ofrojnë kandidatët për me përzgjedh atë që është më i miri”, ka thënë ai. /kosovapress/