E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje Ndihme per Shqiperine

Levizja Vetevendosje kerkon nga qytetaret e Kosove dhe institucionet e saj qe te ndihmojne banoret e zonave te permbytura ne Shqiperi.
Ne nje deklarate per mediat Vetevendosja shpreh solidarizimin me qytetaret e zonave te permbytura.
Levizja Vetevendosje inkurajon gjithe popullin e Kosoves por edhe me gjere qe te solidarizohen me qytetaret e zonave te permbytura ne Shqiperi duke i ndihmuar ne te gjitha format qe sa me lehte ta tejkalojne gjendjen e rende thuhet ne njoftimin e Vetevendosjes.
Ne reagimin e saj Vetevendosje shprehet se po ndjek me shqetesim te madh gjendjen e rende dhe ndan dhimbjen me qytetaret e Shqiperise dhe ne te njejten kohe shpreh solidaritetin saj per tejkalimin e kesaj gjendje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›