Kryeqyteti pa ujë

Prishtina gjatë dy ditëve të fundit ka pas probleme me furnizim me ujë. Gjatë së mërkurës pothuajse asnjë lagje e Prishtinës nuk ka pasur furnizim me ujë.
“Pas një prishje të paparashikuar në gypin magjistral Albanik-Prishtinë, jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për pjesën më të madhe të kryeqytetit”, ka njoftuar zyrtarja për infromin e Ujëshjellësit Rajonal ”Prishtina”.
Megjithëse uji po mungon edhe në orët e pasditës, Zogiani thotë se gjatë ditës pritet sanimi i kësaj prishjeje.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes gjenden në terren dhe shumë shpejt gjatë ditës pritet që ta sanojmë prishjen dhe të vazhdojmë me furnizim të rregullt të ujit të pijshëm”, ka thënë ajo./Indeksonline/