E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje pritet të reagojë për arrestimet, emrat e 34 të ndaluarëve

Pamje nga aksioni i djeshëm në aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 4 shtator, NOA Policia e Kosovës ka arrestuar 34 aktivistë të Lëvizjes Vetvëndosja, të cilët gjuajtën dje në Aeroportin e Prishtinës me domate negociatores me Serbinë, Edita Tahiri.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy deputete të kësaj lëvizjeje në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, ka pasur të lënduar që janë trajtuar në Ambulancën e Aeroportit. Vetëvendosje ka thënë se ndërhyrja e Policisë ka qenë brutale.

Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste. Me këtë rast policët e Kosovës e shkelën rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta., thuhet në njoftimin e bërë dje nga kjo lëvizje.

Sot në orën 12:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media lidhur me aksionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe arrestimet e 34 aktivistëve të saj.

Në konferencë do të flasin Albulena Haxhiu, Albana Fetoshi dhe Xhelal Svecla

Konferenca mbahet në zyrën e Lëvizjes, rr. Bajram Kelmendi, nr. 10 (prapa Teatrit Kombëtar).

Lista e të arrestuarve/ lënduarve

Emri dhe mbiemri          Komuna           Vërejtje

Adonis Tahiri               Gjilan

Agron Kabashi             Burim

Aida Dërguti                 Vushtri

Albana Fetoshi             Rahovec           Është liruar/ deputete

Albulena Haxhiu          Prishtinë           Është liruar/ deputete

Anita Shabani               Prishtinë

Arbnor Dehari             Prishtinë

Boiken Abazi                 Tiranë

Dardan Molliqaj           Deçan

Drenushë Xhemajli        Prishtinë

Durim Jasharaj                Burim

Erzen Vraniqi                  Prishtinë

Etleva Malushaj              Prishtinë

Flamur Pireva                 Prishtinë

Frashër Krasniqi           Prishtinë           I lënduar

Gëzon Kastrati             Prishtinë           I lënduar

Krenare Krasniqi          Prishtinë

Kreshnik Ahmeti           Prishtinë

Kushtrim Dakaj            Prizren I lënduar

Labinot Kelmendi         Prishtinë

Leonida Molliqaj          Deçan

Lirim Gashi                     Artanë

Lulzim Gjaka                   Vushtri

Marigonë Drevinja        Prishtinë

Muhamet Bytyçi            Malishevë

Myrvete Haradini          Drenas

Naim Jakaj                  Ferizaj

Nora Fetoshi               Rahovec

Pajtim Demaj                Burim

Rron Gjinovci               Prishtinë

Selman Sokoli               Prizren I lënduar

Teuta Rrusta                 Prishtinë

Valdrin Ahmeti             Prishtinë

Zgjim Hyseni                Prishtinë

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›