Serbia vazhdon të na nënçmoje e fyejë, na detyron të reagojmë e të mbrohemi
Për hir të Shtetit e shtetësisë, diplomacisë dhe miqve të Kosovës ( jo të gjithë të sinqertë zyrtarët e disa prej tyre hapen Frontin e Ri të Selanikut në Kosovë, për t ia kthyer borxhin Serbisë?!) këto ese të Brukselit do t i lexojmë e do t i analizojmë me kujdes edhe një here por nuk do ti zbatojmë (njësoj siç u bëjnë lak edhe Serbia ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta lusë, ta ledhatojë e t i përgjërohet përderisa Serbia të mos e pranojë Kosovën si Shtet dhe partner të barabartë bisedimesh dhe për partner të respektuar
Selatin Kaçaniku
Më 10 shtator do të hiqet embargoja trevjeçare e Serbisë ndaj produkteve e transporteve nga Kosova dhe e reciprocitetit njëmujor të Kosovës ndaj produkteve e transporteve nga Serbia?!
Po, por përkundër faktit se:
Tregu i shërben konsumatorit ku konsumatori është faktori kryesor;
Konsumatori është sensi dhe arsyeja e ekzistimit të tregut;
Të gjitha produktet i dedikohen konsumatorit;
Konsumatori është taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës
Konsumatori nuk është konsultuar fare, ndërsa vendimet u morën kundër vullnetit të konsumatorit?!
Megjithate konsumatori i Kosovës do ta thotë fjalën e vet.
Serbia kryeneqe dhe e paedukuar vazhdon ta nënçmojë konsumatorin e Kosovës?!
Pas të gjitha të bëmave Serbia vazhdimisht,
E quan Kosovën Krahinë Jugore Kosovë e Metohia
Nuk e pranon menaxhimin e as kontrollimin e pikave kufitare / doganore 1 e 31 nga institucionet e Kosovës dhe organizmat e Kosovës;
Vazhdon të pretendojë se ka të drejtë të na imponojë prodhimet e ekonomisë së saj – neve konsumatorëve në Kosovë;
Përkrahë strukturat ilegale, të cilat janë dorë e zgjatur e politikës në bashkëpunim tepër të ngushtë me kriminelët mafiozë të cilët kanë bashkëpunëtorë edhe në anën jugore të Kosovës?!
Për hir të Shtetit e shtetësisë, diplomacisë dhe miqve të Kosovës ( jo të gjithë të sinqertë zyrtarët e disa prej tyre hapen Frontin e Ri të Selanikut në Kosovë, për t ia kthyer borxhin Serbisë?!) këto ese të Brukselit do t i lexojmë e do t i analizojmë me kujdes edhe një here por nuk do ti zbatojmë (njësoj siç u bëjnë lak edhe Serbia ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta lusë, ta ledhatojë e t i përgjërohet përderisa Serbia të mos e pranojë Kosovën si Shtet dhe partner të barabartë bisedimesh dhe për partner të respektuar.
Përfaqësuesit, ortakët, ndërmjetësuesit, distributorët e produkteve të Serbisë në Kosovë duhet t i kenë parasysh të gjitha këto e mos ta provokojnë as tregun, as politikën, as konsumatorin e Kosovës. Ata duhet ta dine sa pa u plotësuar edhe kushtet tjera që janë kushte njerëzore, etike, të lidhura ngushtë me ligje e standarde, kanë të bëjnë me të drejtat, interesat dhe me dinjitetin tone, me dinjitetin e konsumatorëve të Kosovës as prodhimet, as mallrat e as shërbimet nga Serbia nuk janë të mirëseardhura në tregun e Kosovës. Ndaj i këshillojmë të mos i blejnë, të mos i importojnë, të mos i distribuojnë, të mos i shesin, të mos i tregtojnë e as mos të na i ofrojnë!!!
Kjo, përderisa Serbia mos të edukohet e mos të mësohet të na respektojë!!!
Nëse përfaqësuesit, ndërmjetësuesit, ortakët, distributorët e produkteve të Serbisë do të bëhen të shurdhër atëherë duhet ta kenë parasysh se mbi supet e veta do ta marrin gjithë përgjegjësinë lidhur me pasojat eventuale. Përgjegjësia do t i ngarkojë edhe të gjithë individët tjerë juridik e fizik të cilët në çfarëdo mënyre do t i përkrahin tregtimet e produkteve nga Serbia derisa nuk arrihet barazia, partneriteti dhe marrëdhëniet e plota, të drejta, bilaterale politike-ekonomike, diplomatikeshtetërore Kosovë Serbi. Këto raporte duhet të jenë të pakushtëzuara e të pastërta. Pastërtinë e nënkuptojmë dhe e kërkojmë edhe në aspektin e shlyerjes së të gjitha trajtave të borxheve, në të gjitha fushat e nivelet, që Serbia ia ka konsumatorit të Kosovës dhe Shtetit të Kosovës, si dhe – Serbia duhet të kërkojë falje nga populli, nga qytetarët, nga konsumatorët dhe nga Shteti i Kosovës.
Injorimi i këshillës do të thotë kontrabandim i produkteve nga Serbia. Konsumatori i Kosovës, përderisa Serbia do të jetë mospërfillëse e realitetit në Kosovë, derisa t i ketë këto sjellje nënçmuese, ofenduese, indinjuesediskriminuese importimin, distribuimin, tregtimin, ofrimin, reklamimin, ekspozimin e këtyre produkteve do t i trajtojë si provokim e ofendim të rëndë kombëtar dhe ato konsumatori i Kosovës do ti bojkotojë!
Në rrugë drejtë bojkotit, me të gjithë ata të cilët do ta injorojnë këtë këshillë, do të luftojmë e do të rezistojmë me të gjitha mjetet, duke kujtuar e përkujtuar të gjitha të bëmat nga historia e duke nisur kujtimet e përkujtimet nga Enver Zymberi të cilin e vranë për t ia shitur me dhunë produktet nga Serbia konsumatorit të Kosovës.
Prap në Bruksel Serbia dëshmoi kooperativitet duke u tërhequr nga veprimet e liga të saj e që as Kosova nuk do të duhesh ta gëlltiste këtë e as BE-ja ndërmjetësuese nuk do të duhej të lejonte një sakrificë të tillë: Që është tepër neveritëse, tepër ofenduese, tepër jodiplomatikeQë tepër shumë e ka ulur nivelin e bisedimeve, të negociatavee uli në nivel to kontrabandës në Anën Veriore dhe e shtroi në rrugët malore në të cilat kalojnë rrugaçët kontrabandistë?! Gabimet, presionet, veprimet të cilat u gjykuan edhe me bombardimet e NATO-s nuk duhet të jenë temë pazarllëku ;
Përfaqësuesit e Kosovës dhe ndërmjetësuesit nga BE-ja negociuan, me:
Personin që shkeli të gjitha normat, ligjet e konventat duke hyrë maleve, si rrugaç ilegalisht në territorin e Kosovës ( të cilën e ka ofenduar tepër rëndë me këtë veprim ), e me të identifikohet gati i tërë aparati politik / diplomatik i Serbisë,
Personin që udhëheq bandat kriminale në Anën Veriore të Kosovës, i ledhatuari i ndërkombëtarëve?
Me personin që inspiroi vrasjen e policit në detyrë dhe shkatërrimin e pikave doganore simbole të shtetësisë së Shtetit me të cilin po negociohet.
Me personin i cili publikisht promovon kundërshti në raport me politikat ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës politika këto që kanë të bëjnë më shume me futjen ( me zor e me qorr të Serbisë në BE?!) se sa përkrahjen e Kosovës në këtë rrugë;
Me personin i cili, me këto performanca nuk jep kurrfarë garancie se marrëveshjet do të zbatohen, por edhe komuniteti ndërkombëtar nuk po dëshmon performanca serioze të garantimit të marrëveshjeve?!
Si konsumatorë jemi tejet të rezervuar ndaj ndihmës, përkrahjes dhe ndaj ndërmjetësimit ndërkombëtar. I kujtojmë si konsumatorë të shërbimeve të sigurisë dhe të rendit të gjitha rebelimet me pasoja fatale për jetën e të gjithëve neve që besonim në kujdesin, angazhimin dhe mbrojtjen e tyre: I kujtojmë, si pacientë e konsumues të medikamenteve ndihmat me medikamente me afat të skaduar, me efekt placebo, meE kujtojmë intervenimin më mire thënë presionin ndërkombëtar mbi Doganat e Kosovës për lejimin e hyrjes së konservave nga Rusia me afat të skaduar ndihmë popullatës serbe; I kujtojmë konsulencat ndërkombëtare për privatizime, për kodin postar, për
Si konsumatorë jemi tejet të rezervuar ndaj ndihmës, kujdesit dhe përkrahjes së faktorit vendor i cili kurr, asgjë nuk ka bërë konform Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, konform Programit 2010 2014 për mbrojtjen e konsumatorit, konform ligjeve tjera komplementare të cilat rregullojnë kauzën e konsumatorit.
Si konsumatorë jemi tejet të rezervuar ndaj përfaqësuesve, ortakëve, ndërmjetësuesve, distributorëve të prodhimeve, mallrave e shërbimeve nga Serbia të cilët na tejngopën me produkte nga Serbia, duke na bindur se ato kanë BRAND NAME, duke e bindur opinionin se konsumatori paskësh krijuar varshmëri e nostalgji nga/për produktet nga Serbia ?! E pavërtetë: Klasa e tygjarëve nuk di, nuk do dhe është e paaftë t i tregtojë produktet, mallrat ose shërbimet me BRAND NAME sepse ato nuk iu mundësojnë përfitime të larta si ato nga Serbia?! U dëshmua se as keksi famoz Plazma nuk është