Krasniqi: Plani i Ki-Moon, diktuar nga Beogradi

Kryetari i kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka deklaruar se dokumenti prej gjashte pikash i propozuar nga sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, eshte nje prodhim i politikes se Beogradit.
“Burimin dhe fillimin e ka jodemokratik, nga vende jodemokratike”, tha Krasniqi ne nje interviste per Radion “Evropa e Lire”.
Ai shtoi se institucionet e Kosoves jane te interesuar qe EULEX-i te shtrihet ne tere Kosoven.
“Gjashte pikat e ofruara nga marreveshja e sekretarit te pergjithshem me Beogradin, jane thjesht nje dokument qe nuk premton stabilitet ne Kosove, nuk premton stabilitet as ne rajon dhe krijon probleme per te sotmen dhe per te ardhmen”, tha Krasniqi.