E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Nuk po disktojme ndarjen e Kosoves

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se plani prej gjashte pikash i propozuar i sekretari i pergjithshem i OKB-se per vendosjen e misionit EULEX, nuk parashikon ndarjen e Kosoves.

Sipas tij, Beogradi nuk po ben perpjekje per nje ndarje te mundshme.

“Ne ate moment kur EULEX-i te konstatoje neutralitetin ndaj statusit, hapet mundesia per bashkepunim te plote me te, kudo ne Kosove”, eshte shprehur Jeremic per mediat vendase.

"Misioni EULEX mund te marre pergjegjesi te caktuara nga UNMIK-u, por vetem nese kjo eshte ne pajtim me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se”, shtoi kreu i diplomacise serbe.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›