E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i sulmit ne Arizone nxjerr ne pah problemet e armembajtjes

Hapja zjarr ndaj nje anetareje te Kongresit dhe vrasja e gjashte veteve ne muajin janar ne Arizone e ka perqendruar perseri vemendjen tek ceshtja e rregullave te blerjes se armeve te zjarrit. Nje hetim i fshehte i koheve te fundit ne ate shtet tregon se armet mund te blihen kollaj nga individe te dyshimte. Megjithate kundershtaret e kontrollit te armeve mbeten te palekundur ne idene se kontrolli me i rrepte do te shkelte te drejten kushtetuese qe kane amerikanet per te mbajtur arme.

Ekspozitat e armeve te zjarrit jane te zakonshme ne gjithe Shtetet e Bashkuara. Ato mbahen rregullisht ne cdo shtet perfshire Arizonen ku nje person i armatosur vrau gjashte persona dhe plagosi rende nje anetare Kongresi dhe disa njerez te tjere ne fillim te Janarit.

Pas asaj dite tragjike ne Tuson ne njerin nga dy panairet e armeve ne Arizona Kryetari i Bashkise i Nju Jorkut Majkell Blumberg tha se nje kamera e fshehte kishte xhiruar nje shkembim te paligjshem per nje rovole Glock nente milimetershe e njejta arme e perdorur ne perpjekjen per vrasje.

Shitesi e shiti armen pasi i hodhi nje veshtrim shkarazi dokumentit te identifikimit.

Kryetari i Bashkise Blumberg thote se eshte shume e thjeshte per kriminelet te droguarit dhe njerezit me probleme mendore qe te blejne arme ne Amerike.

Akoma mund te hysh ne nje panair armesh dhe te blesh nje revole nente milimetershe po aq kollaj sa te blesh nje hamburger  ne Mekdonalds.

 Zoti Blumberg tha se Nju Jorku pagoi 100 mije dollare per te financuar hetimin e ekspozites se armeve. Komisioneri i Policise se Nju Jorkut Rei Kelli.

 Ky nuk eshte problem i ri. Ka kohe qe ekziston. Ajo qe eshte e re eshte nisma e kryetarit te Bashkise per ti dokumentuar keto mangesi se bashku me kryetare te tjere bashkie qe mendojne si ai per ti bere peticion kongresit per kete ceshtje.

Por ligjvenesit amerikane refuzojne te miratojne ligje me te rrepta per kontrollin e armeve. Ne vitin 2004 ata lane te skadonte masen per ndalimin e baterive te armeve te zjarrit si ato te perdorura ne Arizona. Perkundrazi nje shumice ne Kongres mbeshtet kundershtaret e kontrollit te armeve qe besojne se armembajtja private eshte nje mase kushtetuese kunder nje qeverie tiranike. Lerri Pret eshte kryetar i shoqates Pronaret e Armeve te Amerikes.

 I kujtojme qeverise qe pushteti eshte i kufizuar qe eshte krejtesisht synimi i Amendamentit te Dyte.

 I pyetur per goditjen e viktimave te pafajshme zoti Pret tha

 Gjerat e keqia qe ndodhin me armet ne duart e njerezve private nuk jane asgje krahasuar me ate qe ndodh kur qeveria ka monopolin per armet e zjarrit.

Kryetari i Bashkise Blumberg dhe shume mbrojtes te kontrollit te armeve nuk jane ne favor te heqjes se garancise kushtetuese per te mbajtur arme. Por kryetari i bashkise shprehet se rregullat me te forta ne panairet e armeve jane nje ndryshim i vogel i nevojshem per te shpetuar jete te pafajshme. Lerri Pret kundershton duke thene se cdo rregull nga ana e qeverise per armet e zjarrit eshte nje rruge e rrezikshme qe mund te coje ne tirani.  

 


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›