Cech: Do të luftojmë deri në fund

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se Blutë do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund të sezonit.
Cech arriti të mbrojë një penalti të vonshme të akorduar për Fulhamin, për ta ndihmuar ekipin e tij të nxjerrë të paktën një pikë nga takimi i mbrëmshëm i zhvilluar në Craven Cottage, por që iu dha një goditje të madhe shpresave të Bluve për të mbrojtur titullin këtë sezon.
“Për titullin në këtë moment, është shumë pak. Matematikisht nuk ka përfunduar, por dukshëm ne jemi shumë më larg tani pasi ata (rivalët) i kanë fituar ndeshjet e tyre dhe ne kemi humbur dy pikë të tjera, por ende ka kohë dhe ne do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Cech për Sky Sports.