E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi s’ka koment për referendumin

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se partitë politike kosovare duhet të zhvillojnë një debat dhe të dilet me një qëndrim të përbashkët karshi zhvillimit të dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë. Kur është pyetur se a duhet Kosova të mbaj referendum për këtë çështje, ai nuk e ka pohuar e as mohuar, por ka thënë se e përkrah një mendim të pjekur të partive politike.

I pari Kuvendit pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur të hënën ka thënë se duhet një debat të zhvillohet brenda partive politike në vend.

“Në politikën kosovare ka nevojë për një debat dhe në shoqërinë kosovare ka nevojë për një debat këtë nuk mund të mohon askush. Partitë politike duhet të vendosin ura të komunikimit në mënyrë që të vihet një qëndrim i përbashkët natyrisht duke pasur parasysh edhe kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë që ekziston në Kosovë”, ka theksuar Krasniqi.

Gjithashtu ai ka thënë se ata që e kanë propozuar duhet të shikojnë a e kanë bazën ligjore për mbajtjen e referendumit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›