E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri, Haga vendos në favor të Maqedonisë

Gazeta e përditshme greke "Kathimerini" ka shkruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka vendosur në favor të Shkupit, lidhur me aktpadinë e ngritur pranë kësaj gjykate kundër Athinës për shkeljen e Marrëveshjes së Përkohshme Dypalëshe të vitit 1995, ku u bllokua pranimi i Maqedonisë në NATO në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht.

Gazeta greke duke cituar burime të sigurta nga Haga ka shkruar se ky proces gjyqësor është në favor të Shkupit.

Si argument kyç për vendimin e tillë gjyqësor kanë qenë deklaratat e Kostas Karamanlis dhe Dora Bakojani, të cilët kanë paralajmëruar vetot e vazhdueshme për integrimin e Maqedonisë, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit.

Sipas gazetës "Kathimerini", vendimi i Gjykatës megjithatë nuk do ta detyrojë sërish Greqinë që të mos guxoj të bllokojë integrimin e Maqedonisë. Zyrtarisht vendimi do të publikohet më 5 dhjetor nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›