E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje:100 ditëshi i qeverisë, dështim

Lëvizja "Vetëvendosje" e ka cilësuar plotësisht të dështuar 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Hashim Thaçit.

Lideri i kësaj partia opozitare, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria “Thaçi 2” është formuar për tre qëllime - e para ka të bëjë me fillimin e negociatave me Serbinë, e dyta - për të privatizuar Kosovën, ndërsa e treta - për ta prishur marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Prishja e marrëveshjes me FMN, sipas ekspertit të ekonomisë të këtij subjekti, Shpend Ahmetit, do ta çojë Kosovën brenda këtij viti në kolaps financiar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›