E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje:Deklaratat e Haxhiut të pavërteta

Zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë vendosur që të mos i komentojnë deklaratat e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili edhe sot akuzoi Albin Kurtin për lidhje me Serbinë. Anëtarët e “Vetëvendosjes” deklaruan se SHIK-u me informacione jo të sakta po mundohet të bëhet pjesë e qeverisjes.
Arbnor Behari, i Lëvizjes “Vetëvendosje”, i pyetur rreth akuzave të bëra sot nga Haxhiu në adresë të kreut të “Vetëvendosjes”, tha se nuk kanë se çfarë të komentojnë për këtë, pasi qëndrimet e tyre, lidhur me deklaratat e Haxhiut, mbeten të njëjta.
Në një konferencë për shtyp, Bekim Haxhiu, ka thënë se ndjen përgjegjësi për ato që deklaron, duke këmbëngulur se janë të vërteta takimet me serbë të liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ka kërkuar nga Kurti të qartësojë raportet që ai ka pas me një femër nga Beogradi, e cila, sipas deputetit te PDK-së, ka qenë e bija e një ish ministri nga partia e Milloseviçit. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut duke i quajtur ato si të pavërteta dhe të qëllimshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›